Shkolla e Magjistraturës, më datë 21 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Drejtësia miqësore për të miturit. Teknikat e intervistimit të të miturve”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Ilir Panda dhe Marjeta Zaimi
Lehtësues: Alma Felaj
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të kuptojmë bazat e intervistimit të të miturve dhe të identifikojmë teknikat kryesore shkencore, në qasje me standardet e intervistimit sipas KDF-së dhe KDPM-së.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Drejtësia miqësore për të miturit. Të drejtat e fëmijëve. Kuadri ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar lidhur me parimet e drejtësisë për të miturit.
- Intervistimi shkencor i të miturve. Përgatitja për intervistat kriminalistike të fëmijëve. Dallimi midis intervistave paraprake (të tjera) dhe intervistave kriminalistike të fëmijëve. Intervistimi i fëmijëve.
- Metodika e intervistimit të fëmijëve, parë në zbatimin praktik të parashikimeve ligjore dhe problematikat e hasura.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.